Maroku heq vizat për udhëtarët shqiptarë, ja kur do të hyjë në fuqi vendimi

Aktualitet

Maroku heq vizat për udhëtarët shqiptarë, ja kur do të

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra, pas vendimit të autoriteteve marokene për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Shqipëri me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vendimin e marrë nga autoritetet kompetente marokene.

Sipas Ministrisë, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Heqja e vizave vlen për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt këtij vendi.

ME TE LEXUARAT