Plagosi me armë zjarri një person në shtator të vitit të kaluar, arrestohet 47-vjeçari në Lushnjë

Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një person në shtator të vitit

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi në shtator të vitit të kaluar. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Adriano Shabanaj, banues në Roskovec, i njohur edhe me ermin Ilir Shabanaj. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe një person, i identifikuar si  Irfan Azizi, 31 vjeç, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Ngjarja u regjistrua më 13 shtator 2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Shabanaj plagosi me armë zjarri shtetasi me inicialet M. A.

Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për shtetasin Shabanajn dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasin Azizin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion