Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 persona në Peqin

Aktualitet

Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2

Policia e Peqinit ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se sulmuan me thikë një 36-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në kërkim janë shpallur shtetasit F. B., 43 vjeç, dhe K. B., 24 vjeç.

Njoftimi i policisë 


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion