I akuzuar për 13 vrasje në 2 vite/ Hidhet shorti, ja kush është gjyqtarja që do të gjykojë Laert Haxhinë

Aktualitet

I akuzuar për 13 vrasje në 2 vite/ Hidhet shorti, ja kush

Mbasi e kaluar në gjykim themel, gjyqtarja e posaçme ka hedhur shortin për trupën që do të gjykojë Laert Haxhinë, Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin nën akuzë për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim, e kryer për interes”, “Vrasje për gjakmarrje”, “Vjedhje me armë” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gazetarja e TCh, Anila Hoxha raporton se shorti ka caktuar gjyqtaren Rudina Palloj për të gjykuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj të dënuarit të përjetshëm Haxhiu.

Dosja lidhet me ngjarjet kriminale mes viteve 2021 dhe 2023 që nga vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë dhe Alban Semakut në Peqin, si dhe planet për të ekzekutuar Kujtim Metën/TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion