I dehur në timon, efektivi i policisë përplas qytetaren në Tiranë

Aktualitet

I dehur në timon, efektivi i policisë përplas qytetaren në

gjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u bë pasi gjatë drejtimit të automjetit ai ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke shkaktuar dëmtimin e shtetases P. K., e cila u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Testi i alkoolit tregoi se efektivi drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion