Punonjësi i policisë përplaset në vizat e bardha në Shkodër

Aktualitet

Punonjësi i policisë përplaset në vizat e bardha në

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve policore, rreth orës 21:00, shtetasi me iniciale B.N ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe si pasojë ka përplasur një 60-vjeçar në vizat e bardha.

Bëhet me dije se i plagosuri ishte punonjës policie dhe po kalonte rrugën për të shkuar për të marrë shërbimin.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen ‘Partizani’, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion