Përplasen tre makina në Itali, humb jetën 44-vjeçari, plagosen 2 fëmijët e mitur dhe gruaja e tij

Aktualitet

Përplasen tre makina në Itali, humb jetën 44-vjeçari,

Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën e Cremasca në Itali ku për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka. Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë 3 makina.

Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip "Skoda Octavia", kur për arsye të paqarta, sipas mediave italiane, u përplas kokë më kokë me makinën ku ndodhej viktima së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Një makinë e tretë, "Ford Fiesta", ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Lidhur me ngjarjen mësohet se ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare, drejt spitalit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion