Shqipëria U-15 “sfidon” Malin e Zi në dy miqësore, ja datat dhe stadiumi ku do të luhet ndeshja

Kombëtarja shqiptare U-15 e djemve do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Malit të Zi në muajin shtator.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Malazeze kanë dakordësuar zhvillimin e këtyre dy takimeve më 1 dhe 3 shtator.
Takimi i parë do të luhet më 1 shtator në Mal të Zi, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 3 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 11:00.
Këto miqësore do të kenë në fokus përgatitjen, aktivizimin dhe testimin e futbollistëve të rinj. Për stafin kuqezi dhe trajnerin e ri, Bledar Borova, këto sfida miqësore përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të evidentuar talentet premtuese, si edhe për të ndjekur nga afër zhvillimin dhe potencialin e lojtarëve të kësaj grupmoshe.


