Vrasja në "Cobra City", Dibran Hoxha dënohet me 24 vjet burg

Kosovë&Rajon

Vrasja në "Cobra City", Dibran Hoxha dënohet me 24 vjet burg

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe për të akuzuarit e tjerë për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka marrë vendimin duke u përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje është dënuar me 2 vite burgim.

Dënimi final për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi prej 24 vite burgim.

I akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7  vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti.

Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg.

dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vite.

Kujtojmë se më 09.09.2025 i akuzuari Dibran Hoxha ka dhënë mbrojtjen.

Si ndodhi ngjarja

Natën e 3 janarit, 31 vjeçari Visart Cengu së bashku me dy shokët e tij, kishin dal për t’u argëtuar. Ata kishin zgjedhur lokalin “Kobra City” për ta kaluar natën e tretë festive të vitit të ri.

Fatura në vlerë prej 400 eurosh, u tha se u bë shkas që Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe A.B të përleshen brenda lokalit në fjalë.

Në kohën kur të përmendurit kishin dal nga lokali, në parking i kishte pritur Dibran Hoxhaj. Hoxhaj kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së tyre.

I vrarë mbeti Visart Cengu dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ata nuk e ndaluan makinën derisa kaluan kufirin.

“Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin Visart Cengu, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe Rufgen Shehu, i cili kishte qenë në ulësen e përparme.

Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri Visart Cengu, ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa Rufgen Shehu nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT