21-vjeçari kapet me 297 doza her'oine dhe ko'kaine, arrestohet në Durrës

Aktualitet

21-vjeçari kapet me 297 doza her'oine dhe ko'kaine, arrestohet
Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi u kap me 297 doza të dyshuara heroine dhe kokaine, të cilat dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të aksioneve kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Pikat”, në lagjen nr. 16 të Durrësit u arrestua shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.

Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën të riut sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, të ndara në doza të gatshme për shpërndarje. Në total u sekuestruan 129 doza të dyshuara heroine dhe 168 doza të dyshuara kokaine.

Policia dyshon se 21-vjeçari i kishte ndarë lëndët narkotike në doza me qëllim shitjen e tyre në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion