“Simboli i vetëm i Serbisë…”/ Hiqen tabelat me foton e Vuçiçit dhe Putinit në Kosovë

Kosovë&Rajon

“Simboli i vetëm i Serbisë…”/ Hiqen tabelat me

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se autoritetet kanë larguar posterat ilegale në Zveçan me simbole dhe imazhe të Putinit dhe Vuçiçit.

“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, shkroi Sveçla në facebook.

Në një prononcim për media, Zveçla deklaroi se imazhet e agresorëve dhe kundërshtarëve të shtetit të Kosovës, nuk kanë vend brenda territorit të vendit.

“Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës, janë ë përkushtuara të zbatojnë Kushtetutën në çdo pjesë të vendit.

Sveçla shtoi se vlerat demokratike dhe orientimi pro-perëndimor nuk mund të cënohen nga askush.

Postimi

Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.

 

ME TE LEXUARAT