Përplas të moshuarën në Durrës, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes, policia i vihet nga pas

Aktualitet

Përplas të moshuarën në Durrës, shoferi largohet nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr.11 në Durrës, rreth orës 19:45, ku një makinë ka përplasur një 70-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 

E moshuara, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia ka bllokuar mjetin dhe po vijon punën për kapjen e shoferit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.


Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion