Përfshihet nga zjarri lokali në plazhin e Qerretit, nuk raportohen të lënduar
Lajmifundit
/
26 Prill 2026, 19:18
Aktualitet

Një lokal është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në plazhin e Qerretit.
Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Në momentin e shpërthimit të flakëve në lokal ka pasur edhe klientë por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Pritet të zbardhen detaje për shkaqet e nisjes së zjarrit.


