Garda Revolucionare e Iranit premton mbështetje ndaj Hezbollahun në luftimet në Liban

Bota

Garda Revolucionare e Iranit premton mbështetje ndaj Hezbollahun në

Komandanti i Forcës Quds të Gardës Revolucionare, Esmail Qaani, ka deklaruar se Irani do të vazhdojë të mbështesë Hezbollahun dhe aleatët e tij në përballjet në Liban. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, Qaani theksoi se bashkëpunimi brenda të ashtuquajturit “Front i Rezistencës” është më i fortë se kurrë.

“Sot fokusi është në mbështetjen e Hezbollahut dhe komponentëve të tjerë të Frontit të Rezistencës,” u shpreh ai, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Iranit në rajon.

Qaani shtoi se, sipas tij, Izraeli nuk ka arritur të përmbushë objektivat e tij në konfliktet e dekadave të fundit. “Historia dëshmon se regjimi sionist nuk i ka dhënë fund asnjë lufte duke arritur qëllimet e tij. Disfata në Libanin jugor është një vazhdim i të njëjtit fat historik,” deklaroi ai.

Forca Quds konsiderohet një njësi elitare e Gardës Revolucionare, e specializuar në operacione ushtarake jashtë territorit të Iranit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion