Përfshihet nga flakët një automjet në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një automjet në Prrenjas, dyshohet

Një automjet, i cili ka qenë i parkuar është përfshirë nga flakët në Prrenjas, Elbasan.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale.

Burime për Mediat bëjnë të ditur se dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Prrenjas/Më datë 14.03.2026, rreth orës 04:00, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit L. T., i cili ndodhej i parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion