Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo thirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo thirrje për armëpushim: Le

Papa Leo XIV ka përsëritur thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe rikthimin e dialogut mes palëve në konflikt.

Gjatë lutjes së tij javore në Vatican, Papa u shpreh se për dy javë me radhë popujt e rajonit kanë vuajtur pasojat e rënda të luftës.

“Të dashur vëllezër dhe motra, për dy javë popujt e Lindjes së Mesme kanë vuajtur dhunën e tmerrshme të luftës. Mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ai.

Ati i Shenjtë theksoi se është pranë të gjithë atyre që kanë humbur familjarët e tyre në sulmet që kanë goditur shkolla, spitale dhe zona të banuara. Ai u bëri thirrje përgjegjësve të konfliktit që të ndalin përshkallëzimin e dhunës.

“Në emër të të krishterëve të Lindjes së Mesme dhe të të gjitha grave dhe burrave me vullnet të mirë, u drejtohem atyre që janë përgjegjës për këtë konflikt. Armëpushim! Le të rihapen shtigjet e dialogut”, u shpreh Papa.

Sipas Papës, dhuna nuk mund të sjellë kurrë drejtësinë, stabilitetin dhe paqen që popujt e rajonit presin./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion