Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

Një zjarr ka rënë këtë të diel në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë.


Sipas informacioneve paraprake, mësohet se flakët kanë përfshirë një apartament në një pallat në këtë zonë, duke shkaktuar panik te banorët.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë.

Pas disa minutash ndërhyrje, flakët janë vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen në apartamente të tjera.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që po kryhen hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion