“Një shpirt binjak...”/ Studiuesi: Mund të mos jetë bashkëshorti apo bashkëshortja, por në një jetë të caktuar…

Soft

“Një shpirt binjak...”/ Studiuesi: Mund të mos jetë

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Edmond Vlashaj studiues i bio-energjisë, i cili ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Ti beson tek shpirti binjak?

Po.

Çfarë është një shpirt binjak?

Një shpirt binjak mund të jetë një shpirt që ka qenë bashkëshoqërues në një jetë të mëparshme dhe në shumë jetë të mëparshme.

Thuhet që shpirtrat binjakë jo gjithmonë janë të destinuar të përfundojnë me njëri-tjetrin…

Ndoshta mund të jetë i destinuar të përjetojë disa jetë sprove, por patjetër në një jetë të caktuar do jenë ato shpirtra që përkojnë dhe krijojnë atë harmoninë e jashtëzakonshme, mrekullinë e jashtëzakonshme.

Por ndoshta në këtë jetë nuk është shkruar që shpirti yt binjak të jetë në atë fazën konkluzive dhe realizuese të gjithë asaj që është harmonia, lumturia dhe mrekulli e jashtëzakonshme. Mund t’i kalosh disa jetë me sfida me këtë shpirtin binjak, ose ndoshta dhe nuk je me të, po themi si bashkëshort ose bashkëshorte, thjesht mund të jetë kalimtare ajo lloj historie, por e di se është shpirti yt binjak, e ke ndjesinë, e ke ndjeshmërinë. Pastaj në një jetë të caktuar do të përfundosh me të. Mund të martohesh me të. /TAR/

ME TE LEXUARAT