Efekti negativ që dha përdorimi i helmeve të ndaluara tek frutat dhe perimet, fermerët: Nuk po shesim

Aktualitet

Efekti negativ që dha përdorimi i helmeve të ndaluara tek frutat

Lajmet e vazhdueshme për kthimin e prodhimeve shqiptare me pesticide po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe të fermerëve shqiptarë.

Osman Sula nga fshati Jagodinë i Elbasanit prej 30 vitesh ka investuar në sera dhe pothuaj 10 vite që prodhimet i eksporton.

Edhe pse asnjëherë një prodhim i tij nuk ka rezultuar i dëmshëm nga analizat, kohët e fundit prodhimi nuk po shitet për shkak të imazhit negativ që po krijohet.

Shumë pranë falimentimit, në kushtet kur baza e ndërtuar në vite po u lëkundet, fermerët kërkojnë ndërhyrjen nga shteti. Pesticidet të jenë cilësore dhe të krijohen laboratorë që të çertifikojnë prodhimet e tyre.

Nëse bujqësia lëkundet, të paktën aty ku ka krijuar baza të shëndosha, fshatrat do të shkojnë drejt braktisjes totale.

Vetën në zonën e Jagodinës në Elbasan fermerët kanë investuar në rreth 100 hektarë sera të cilat mbillen dhe prodhojnë në 12 muaj të vitit./ TCH

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion