Përdorën fjalor joetik gjatë arrestimit, nis hetimi për dy efektivët e Policisë së Durrësit

Aktualitet

Përdorën fjalor joetik gjatë arrestimit, nis hetimi për dy

Agjenica e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për dy efektivë të Policisë së Durrësit pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku ata shfaqeshin duke përdorur fjalor joetik gjatë një arrestimit.

Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka reaguar duke thënë se gjatë arrestimit të dy të rinjve, këta të fundit kanë përdorur forcë kundër punonjësve të policisë.

Sakaq, Drejtoria e Standardeve Profesionale të DPPSH dhe AMP-ja kanë nisur hetimin administrativ për këta punonjës policie që shfaqen në këtë video, për veprimet e tyre, si dhe për fjalorin joetik të përdorur gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion