“MEK duhet të largohet”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Janë “barrë” për Shqipërinë

Aktualitet

“MEK duhet të largohet”/ Eksperti i kriminalistikës

Policia e Shtetit “zbarkoi” këtë te enjte sërish në kampin e Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Autoritetet nisën aplikimin e kontrolleve të kujdesshme për automjetet dhe personat që hynin dhe dilnin nga kampi.

Eksperti i kriminalistikës, Dritan Rexhepi, rikthimin e policisë e quajti veprim normal. Në lidhje me kontrollet e shpeshta në kamp, ai theksoi se logjika të çon se kjo bëhen për dy arsye.

“Rikthimi i policisë është brenda normalitetit. I kam quajtur korrekte veprimet e policisë, flasim për operacionin e mëparshëm. Dy lloje pistash mund të ngresh. Për t;i treguar vendin atyre që ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nuk mund të krijoni enklava në Shqipëri, që këtu mbaron e drejta juaj. E dyta është masa sigurie ndaj tyre”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” , Rexhepi u shpreh se muxhahedinët e shkelën kodin e mikpritjes. Ai nuk e përjashton faktin se nuk do jetë e largët dita kur MEK mund të largohet nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion