"Për ty kush nuk vjedh, fle gjumë", Basha nuk ia përton Ramës: T'i zunë shokët e shoqet me mollë e dardha

Aktualitet

"Për ty kush nuk vjedh, fle gjumë", Basha nuk ia përton

“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë”.

Kështu i është përgjigjur Lulzim Basha, ironisë së bërë nga kryeministri Edi Rama pas lajmit për vdekjen e supozuar të kreut të Demokratëve Euroatlantikë.

Basha nuk ka lënë pa i përmendur Ramës ish-deputetin socialist Ergys Çyrbjan, i cili ndodhet pas hekurave për lidhjet e errëta me krimin apo aferën e shumëpërfolur me ish-kreun e CIA-s, Charles McGonigal, që po ashtu ndodhet i burgosur.

“Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje,” shkruan Basha në reagim.

Ishte Rama, i pari i cili “ngacmoi” me nota ironie dhe sarkazme kundërshtarin e tij politik.

 “Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen,” shkroi Rama shoqëruar me një zemër, teksa postoi reagimin e Bashës për lajm e rremë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion