Gara e hapur për drejtorin e ri të RTSH, ja dy kandidatët që kaluan fazën

Aktualitet

Gara e hapur për drejtorin e ri të RTSH, ja dy kandidatët që

Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo janë dy kandidatët e përgjedhur për të vijuar më tej garën për postin e drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar.

Këtë të hënë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH, anëtarët votuan në mënyrë të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, nga ku Klinton Rama mori 4 vota pro dhe 5 vota kundër; Jetmir Shpuza, 7 vota pro dhe 2 vota kundër; Ermal Hoxha, 3 vota pro dhe 6 vota kundër; Eni Vasili, 4 vota pro dhe 5 vota kundër; Aurora Polo, 7 vota pro dhe 2 vota kundër. Vetëm një votë u konsiderua e pavlefshme.

Kësisoj, në mbledhjen e radhës Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët që grumbulluan më shumë votë, Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Seanca dëgjimore me dy kandidatët do të zhvillohet këtë të premte, në orën 10:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion