Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

Aktualitet

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën

Një 23-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën për shkak të një incidenti teksa riparonte mjetin e tij në një servis.

Sipas njoftimit të policisë, personi me iniciale L.D., është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion