Parashikimi i motit, 17 nëntor 2025

Aktualitet

Parashikimi i motit, 17 nëntor 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.  

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës. Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion