“Paralizimi” i juglindjes, dhjetëra kamionistë prej 3 ditësh të bllokuar në Qukës, shoferët: Po sjell dëm të madh ekonomik

Aktualitet

“Paralizimi” i juglindjes, dhjetëra kamionistë prej 3

Prej 3 ditësh dhjetëra kamionistë kanë ngelur të bllokuar në Qukës, pas mbylljes së rrugës në Librazhd, duke e bërë të pamundur për të vazhduar më tej rrugën e tyre drejt Tiranës

Sipas kamionistëve, këshilla e ARRSH bie pasi ata kanë bërë zhdoganimim e mallit dhe e kanë të pamundur që të futen në Maqedoni, pasi nuk ka një marrëveshje midis dy qeverive për këtë anomali.

Ata tregojnë se përveç lodhjes, pritja e gjatë sjell dhe dëm të madh ekonomik.

“Isha në Kapshticë, gjatë rrugës na njoftuan për mbylljen e rrugës. Ka 3 ditë nuk kemi asnjë njoftim. Na thanë që sot do hapej por është ende e mbyllur. Asnjë përgjigje asnjë gjë. Dem i madh ekonomik, skemi asnjë përgjigje. Unë jam zhdoguar, si behet ajo? Duhet të bëhen vet qeveritë, nuk ka zgjidhje”

“Problem i madh. Kemi ditë që presim. Vetëm presim por nuk kemi përgjigje”

“E treta ditë sot, asnjë nuk na thotë, jo nesër, jo pasnesër. Policia na ndalon, në rrugë jemi. Kemi 3 ditë. Nuk kemi cbejme. Ne nuk dalim dot në Qafë Thanë se i bëmë kartat. Do prishet e malli”

Në kushte të tilla, kamionistët nuk mund të bëjnë asgjë përveçse të presin, pasi janë të izoluar ndërsa rruga nga Përmeti është tejet e vështir për t’u përshkruar./vizionplus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion