Paralajmërimi i SHBA për Iranin, Altin Gjeta: Shqipëria duhet të rrisë vigjilencën

Politologu Altin Gjeta ka komentuar paralajmërimin e fundit të Ambasadës së SHBA-ve për rreziqe të mundshme që lidhen me Iranin, duke theksuar se ky njoftim nuk duhet neglizhuar.
Sipas tij, edhe pse autoritetet shqiptare e kanë cilësuar si një procedurë standarde, fakti që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i jep një peshë të veçantë dhe kërkon reagim serioz nga institucionet.
Gjeta nënvizoi se Shqipëria ka disa faktorë që e bëjnë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme, duke përmendur qëndrimin politik ndaj Iranit dhe strehimin e opozitës iraniane në vend, çka ka krijuar tensione të vazhdueshme me Irani.
Ai theksoi se në këtë situatë është e domosdoshme që shteti shqiptar të forcojë masat e sigurisë dhe të rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me vendet e NATO.
Sipas politologut, edhe një rrezik i mundshëm, qoftë edhe teorik, është i mjaftueshëm që institucionet të marrin masa parandaluese për të garantuar sigurinë kombëtare.


