Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulm nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK
Lajmifundit
/
2 Prill 2026, 11:37
Aktualitet

Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK.
Kjo vjen një ditë pas njoftimit të Ambasadës amerikane se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë vendin tonë.
Megjithatë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë “nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”.


