“Paracetamoli lidhet me autizmin”/ Nutricionistja: Studimet e kanë treguar që në vitin 2021

Aktualitet

“Paracetamoli lidhet me autizmin”/ Nutricionistja: Studimet e

Gjatë një konference një ditë më parë, 22 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump u shpreh se ‘Tylenol-i’, (Paracetamoli) kur konsumohet gjatë shtatzënisë shkakton autizëm tek fëmijët.

“Tylenolin… mos e merrni, mos e merrni. Tylenol gjatë shtatzënisë sjell një rritje të rasteve të autizmit, kështu që marrja e tij nuk është e mirë. Unë them që nuk është mirë”, kështu u shpreh ditën e djeshme Trump.

Në vazhdim të fjalës së tij Trump u ndal edhe tek vaksinimi i epatit, ku u ndal se fëmijët nuk duhet ta bëjnë në moshë të vogël, por mbi 12 vjeç.

Në emisionin “Rudina”, nutricionistja Diola Dosti theksoi se pretendimi i Trump-it, i cili lidh përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me rritjen e rrezikut për autizëm tek fëmijët, nuk është i ri dhe mbështetet nga disa studime serioze shkencore.

Ajo nënvizoi rëndësinë e analizës së kujdesshme të të dhënave ekzistuese dhe shtoi se kjo temë vijon të jetë objekt debatesh në komunitetin shkencor ndërkombëtar.

“Kjo nuk është një deklaratë e re pasi ky është studim që është bërë që në vitin 2021. Nuk është një studim i vogël, që është hedhur pas krahëve, por bëhet fjalë për një metaanalizë që është bërë në vitin 2021 dhe që e lidh Paracetamolin me autizmin.

Nuk është diçka e re, por është rianalizuar në vitin 2023 dhe 2024. Kemi studime të tjera që e kanë përforcuar këtë prandaj Presidenti Trump ka dalë me këtë lloj deklarate. Mos të harrojmë që Paracetamoli është nga ato medikamente që e kalon placentën dhe që mund të ketë ndikime në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Kjo është gjithmonë në bazë të disa të dhënave dhe studimeve. Janë të dhëna që duhen marrë në konsideratë. Fakti që sot shkencëtarët dhe doktorët i kemi të ndarë në dy kahe, pro edhe kundër, do të thotë që ka vend për një diskutim shumë të madh. Është një temë shumë e gjerë për t’u diskutuar, po personalisht nuk jam e surprizuar”, tha nutricionistja Diola Dosti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion