Pagoi sekretaren e Ministrisë që të fitonte tenderin/ Burg për inxhinierin, si arriti të “shpëtonte” pronari i kompanisë

Aktualitet

Pagoi sekretaren e Ministrisë që të fitonte tenderin/ Burg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Silvi Shehun, i cili u vu në pranga pas zbulimit të aferës me tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shehu ishte inxhinieri i kompanisë së Vladimir Topit, i cili dyshohet se i dha sekretares së Ministrisë, Jonada Duro një shumë parash në mënyrë që kompania e këtij të fubndit të fitonten jë tender.

Tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar kryesrkretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare. Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

Sipas SPAK, kjo e fundit është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion