“Rrugaç, hajdut!”, plas sherri në Kolegjin Zgjedhor, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ

Aktualitet

“Rrugaç, hajdut!”, plas sherri në Kolegjin Zgjedhor,

Sherr në Kolegjin Zgjedhor. Teksa pritet të nisë rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkaj.

Maliqi i është drejtuar me fjalët “Rrugaç, hajdut” përfaqësuesit të KQZ. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se pati pretendim nga një nga avokatët e Maliqit për procesverbalin për kutitë e votimit.

Nga një seancë pyetje-përgjigje mes njërit prej anëtarëve të Kolegjit me përfaqësuesin e KQZ nuk pati qartësi. Në këto kushte u ndërpre seanca për t’i dhënë mundësi KQZ të krijonte idenë për këtë procesverbal. Gjatë kësaj kohe Maliqi filmoi Sekretarin e Përgjithshëm e KQZ që iu bashkua grupit të KQZ dhe më pas shpërtheu një debat i ashpër mes Maliqit dhe Merkaj.

Maliqi deklaroi se ka marrë si provë gjatë mbikëqyrjes së procesit, pamjet e kryetarit të KZAZ që ka qenë i pranishëm në sallë pa autorizimin e Kolegjit.

“Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.
Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion