Pacientja përfundon në spital nga reaksioni i ilaçeve! Nën hetim mjekja dhe infermierja

Aktualitet

Pacientja përfundon në spital nga reaksioni i ilaçeve! Nën

Një mjeke dhe një infermiere janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës. Ata u vunë nën hetim pasi një 56-vjeçare u dërgua në spital si pasojë e një reaksioni nga medikamentet.

Policia thotë se mjekimi i kishte përshkruar mjekja 46-vjeçare, ndërsa aplikimi i injeksioneve ishte kryer në banesë nga infermierja 71-vjeçare në pension. Aktualisht 56-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere (aktualisht në pension), pasi ditën e djeshme shtetasja F. K., 56 vjeçe, është dërguar në spital si pasojë e një reaksioni nga medikamentet. Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se mjekimi i është përshkruar nga shtetasja E. H., ndërsa aplikimi i injeksioneve është kryer në banesë nga shtetasja A. T. Aktualisht, 56-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion