Operacioni 'Cazino' kundër basteve të paligjshme, arrestohen 10 persona në Korçë

Aktualitet

Operacioni 'Cazino' kundër basteve të paligjshme, arrestohen

Policia e Korçës ka kryer kontrolle masive në disa lokale dhe ambiente në Korçë të dyshuara për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Nga kontrollet e kryera, janë identifikuar tre raste të organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Cazino”, u vunë në pranga 10 persona, mes tyre tre pronarë lokalesh dhe shtatë klientë të cilët u kapën duke organizuar dhe luajtur lojëra fati përmes kompjuterave dhe celularëve.

Gjatë aksionit u sekuestruan si prova materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta si dhe një sasi parash.

Personat e arrestuar më konkretisht nga operacioni “Cazino” janë:

Klajdi Leka, 21 vjeç
Gjergji Panolli, 36 vjeç
Alfred Male, 57 vjeç
Leonard Muçollari
Elton Ryka
Elton Sovjani
Ermir Kanollari
Mateas kanollari
Rudenc Mucollari
Agron Tushini.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia ka paralajmëruar vijimin e aksioneve për të ndalur këtë veprimtari të paligjshme.

ME TE LEXUARAT