“Nuk më dalin paratë për ilaçe”/ Qytetarja, emocionon në protestë: Kam 5 vjet në prokurori e gjykata, jam në gjyqe

Një moment emocionues ka përlotur të pranishmit në protestë. Ajo tha se prej 5 vitesh burokracitë e kanë çuar në dyert e policisë dhe gjykatave pasi nuk po e gjen dot të drejtën për pronën e saj.
Ajo tha se ka edhe probleme shëndetësore dhe ka kryer disa operacione e është në pamjaftueshmëri për të siguruar paratë e ilaçeve.
“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori. E kam pronën me certifikatë dhe nuk ma jep gjykata. Shkoj dhe na përdorin si kafshë.
Ky shteti i jonë, nuk na mbron. O popull i nderuar, të heqim këtë shtet që nuk na jep asnjë të drejtë. Populli vuan si qeni.
Nuk më dalin lekët për ilaçe, kam bërë tre operacione, në zemër e mëlçi. Jam në gjyqe, në polici, gjykata, ndaj kërkoj dorëheqje”, tha ajo mes lotësh.


