Nuk kandidon për deputete, Monika Kryemadhi: Vota ime do të shkojë për Ilir Metën

Aktualitet

Nuk kandidon për deputete, Monika Kryemadhi: Vota ime do të

Monika Kryemadhi, e cila nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se do të votojë Ilir Metën dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

“Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme dhe në listë të hapur për Ilir Metën. U bëj thirrje miqve dhe familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat para Kuvendit.

Kryemadhi komentoi edhe Endrit Brahimllarin, i cili braktisi PL pwr tw shkuar te PS.

“Për zotin Endrit Brahimllari, i uroj suksese në jetë. Mendoj që para 6 muajve ulëriste për inceneratorin, nuk do të besoj se do të shkojë të digjet edhe ai te inceneratori. Megjithatë policia është e çuditshme, me surpriza dhe të papritura”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion