Vrasja e Jan Prengës, dëshmon në Gjykatën e Posaçme Festim Bexhdili: Ditën e ngjarjes erdhën 4 persona me maska

Aktualitet

Vrasja e Jan Prengës, dëshmon në Gjykatën e Posaçme

Në gjykatën e posaçme dëshmoi Festim Bexhdili për rrëmbimin e Jan Prengës. Procesi është hapur ndaj Altin Hajrit.

Ajo që u vu re është se prokurori Behar Dibra i drejtoi një numër të lartë pyetjesh të njëjta dëshmitarit çka solli reagimin e gjyqtarit i cili u tërhoqi vëmendjen prokurorit që të formulonte siç duhet pyetjet.

Prokurori: Ç’punë bëje te Golden në 2020?

Bexhdili: I bëja të gjitha. Kamarier, kopshtar. Më paguante halla ime, që nëna e Altin Hajrit.

Prokurori: Më herët ç’punë ke bërë?

Bexhdili: Kam punuar si ndihmës kuzhinier.

Prokurori: Kush ishte pronari i Golden?

Dëshmitari: Unë si pronar njoh Altin Hajrin. Me organizimin, prenotimin, merrej halla ime Hatixhja.

Prokurori – Ditën e ngjarjes ku u ndodheshe?

Dëshmitari- Jam gjendur në vendin e punës. Erdhën 4 persona, që si njihja. Te kompleksi u fut një makinë në garazh.

Bexhdili: Më kërkuan 4 bidona ujë dhe kam ikur.

Personat ishin me kapucë, si njihja.

Gjykata: Personat që hynë ishin në kapuçë?

-U çova ujë se isha i frikësuar. Edhe sot kam frikë.

-Më kanë futur ne hasmëri me persona kot. Më dënojnë burg përjetë prokurorët.

-Ndërhyn gjykata: Stë dënon prokurori, por gjykata.

-Kush e hap derën e kompleksit, ka roje?

-Dera ishte e hapur. Unë isha duke larë pishinën, kur hyri makina e bardhë Range e bardhë. Shkova dhe 4 personat  ishin me kapuçë dhe nga frika iu çova ujë.

-Ishe vetëm?

-Po vetëm isha.

-Kishe mjet pune?

-Po kisha, po pastroja pishinën. E lashë te garazhi.

-Pate komunikim me këta persona?

-Më kërkuan vetëm ujë.

-I pyete ç’donin?

-Donin vetëm ujë.

-Na i përshkruaj?

-Si mbaj mend. Si njihja. S’di çtë them.

-Bënë ndonjë lëvizje?

-Sdi gjë.

-Lëvizën nga makina?

-Smë kujtohet. Se di.

-Njoftove njëri se kishin ardhur këta persona?

-Jo nuk njoftova asnjëri.

-Pasi iu çove ujin çfarë bëre?

-Se di nëse kam qëndruar apo ikur. Nga frika s’di çfarë kam bërë.

-Prokurori insiston të dijë se ua mori ose jo shishet, në një kohë që nuk pyet për pengun.

-Çfarë mbani mend se ndodhi pasi ata pine ujë?

-S’di gjë fare.

-Çfarë bëre pasi pe që pinë ujë?

-Ika të laj pishinën. U thashë të largohen. Kisha frikë se ishin me maska dhe me armë.

-Folën me ju?

-S’më kujtohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion