“Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, tension dhe fyerje mes palëve, dështon sërish marrja e…

Aktualitet

“Nuk do dëgjoj idiotësirat e këtij…”/ Dosja

Përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022.

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë” u ndërpre sërish, për të katërtën herë radhazi, pasi nuk u arrit të merrej dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi. Seanca u zhvillua mes tensioneve të forta, debateve dhe fyerjeve mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Avokatët e Henrik Hoxhajt dhe Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke i cilësuar anëtarët e saj si të njëanshëm. Situata në sallën e gjyqit precipitoi më tej kur prokurori Behar Dibra ndërhyri me tone të ashpra.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti!”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano, i cili këmbëngulte në kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.

Rumano reagoi menjëherë, duke theksuar: “Ju sapo konsumuat një vepër penale”. Më pas ai braktisi sallën, ndërsa gjykata ndërhyri për të qetësuar situatën. Për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor për të pandehurin Henrik Hoxhaj, seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e martë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion