Një tjetër i ri shqiptar vritet në Londër/ Sherri me thika mes dy grupeve fatal për 22-vjeçarin (EMRI)

Aktualitet

Një tjetër i ri shqiptar vritet në Londër/ Sherri me thika

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Londër të Britanisë së Madhe. Sipas mediave vendase një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit me thikë.

Bëhet fjalë për të riun e identifikuar me emrin Emiliano Hasanpapaj, i cili u godit me thikë teksa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën e Berkshire Gardens, Palmers Green. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut, rreth orës 23:50, ku Hasanpapaj u dërgua në një spital të Londrës por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme, pasi ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. 

Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar nën dyshimin për vrasje, por më pas është lënë i lirë me kush nën hetim policor për ngjarjen. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion