23-vjeçari shqiptar vritet gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor në Londër (EMRI)

Aktualitet

23-vjeçari shqiptar vritet gjatë xhirimit të një

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës më 29 Qershor.

Shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.

Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit i cili kohët e fundit ishte konvertuar në mysliman.

Chunda gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë vrasje pasi dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Abdullah Abdiullahi.

Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin "thika të mëdha" vazhduan të sulmonin viktimat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion