Ngjarje e rëndë në Orikum, bie nga lartësia 67-vjeçari nga Fieri, detajet e para

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Orikum, bie nga lartësia

Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Lumturim Qerimin, banues në Fier, i cili si pasojë e rënies ka pësuar trauma në kokë.

I moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion