Ngjarja në Ksamil/ Rrëfimi i Sokrat Vatës: Sherrin e nisën turistët nën efektin e alkoolit, mjeti prerës ishte i portugezit

Aktualitet

Ngjarja në Ksamil/ Rrëfimi i Sokrat Vatës: Sherrin e nisën

Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez një ditë më parë në Ksamil, përballë grupit hetimor ka shprehur dinamikën e ngjarjes.

Në deklarimet paraprake, të siguruar nga gazetarja e Top News Kleida Muka, Vata është shprehur se sherri fillimisht mes turistëve, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Sipas autorit, turistëve u është kërkuar të mbajnë qetësi pasi lokali kishte edhe klientë të tjerë.

Vendosja e qetësisë ka qenë e pamundur dhe ka nisur përplasja fizike mes tyre. Sipas Vatës, thika me të cilin është kryer krimi, ka qenë e viktimës, jo e tija.

“Thika me të cilën u vra 20-vjeçari portugez ishte e viktimës”, është shprehur Vata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion