PS-Rithemelim me marrëveshje sekrete? Çfarë kërkesash do t’i plotësohen opozitës

Aktualitet

PS-Rithemelim me marrëveshje sekrete? Çfarë kërkesash do

Marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Parlament duket se është afër.

Komunikimet  mes kryetarëve të grupeve parlamentare Bledi Çuçi e Gazment Bardhi kanë vazhduar edhe sot  dhe në parim mësohet se ka një dakordësi për të zgjidhur dy prej kërkesave kryesore të opozitës; reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.

Çështja më e rëndësishme për pd e drejtuar nga Sali Berisha është reforma zgjedhore dhe prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të  komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Por komisionit i mbaron mandati të enjten e ardhshme dhe socialistët kanë vendosur të mos e zgjasin  duke i dhënë fund debatit se kush përfaqëson opozitën në këtë komision.

Burime bëjnë me dije se ka dakordësi mes dy kampeve që reforma  te realizohet nga komisioni i ligjeve, me saktësisht nga një nënkomision  i ngritur nga ligjet ku pd e ps të kenë numër të barabartë përfaqësuesish dhe ky mekanizëm është i pranueshëm për të dy palët.

Në lidhje me kërkesat e pd për ngritjen e komisioneve hetimore,  është rënë dakord që nga 8 kërkesat e depozituara nga opozita të ngrihen dy komisione pasi të rishikohet objekti i tyre.

Për të zyrtarizuar këtë kompromis te arritur pas bisedimeve mes Bledi Cucit e Gazment Bardhit, me ndihmën e ambasadorëve të be dhe Britanisë se madhe, pritet te mblidhet konferenca e kryetareve për te futur zyrtarisht ne kalendarin e parlamentit ngritjen e komisioneve hetimore. E nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë protestat e opozitës mbyllet dhe mbledhja  ardhshme e parlamentit ne 18 mars, do te jete një séance  normale me diskutime dhe debate për rendin e ditës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion