Përplasen makinat në Ersekë, dy shoferët e dehur përleshen me njëri-tjetrin, njëri prej tyre…

Aktualitet

Përplasen makinat në Ersekë, dy shoferët e dehur

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident rrugor në qytetin e Ersekës.

Policia e Korçës bën me dije se nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.Për të mos mjaftuar aksidenti, dy drejtuesit nën efektin e alkoolit, pas përplasjes së makinave janë konfliktuar me njëri-tjerin.

Njoftimi i Policisë

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale.

Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion