Çifti nga Kavaja ishte në proces divorci, të hënën kishin seancën e fundit, ja çfarë ndodhi para krimit makabër

Aktualitet

Çifti nga Kavaja ishte në proces divorci, të hënën

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja makabre që ka tronditur fshatin Golem në Kavajë. Mësohet se Fëllënza Shirja dhe Bilbil Shirja ishin në process divorci dhe jetonin në shtëpi të ndara.

Policia bën me dije se 48-vjeçari ka shkuar tek shtëpia e prindërve të gruas, e ka marrë dhe e ka mbyllur në makinë, ku më pas e dogji për së gjalli.

Sipas policisë, procesi i divorcit ka qenë i hapur prej 2 muajsh dhe të hënën do mbahej seanca e fundit.

Çifti nga Kavaja që vdiqën paraditen e sotme, mësohet se kanë lënë pas dy fëmijë, një vajzë të martuar dhe djalin e mitur, 17-vjeç. Policia njoftoi më herët se është gjetur e djegur në makinë një 45-vjeçare ndërsa bashkëshorti i saj ishte vetëvvarur. 48-vjeçari Bilbil Shirja mësohet se ka djegur për së gjalli gruan në makinë për shkak të xhelozisë dhe më pas ka varur veten.

ME TE LEXUARAT