Në kërkim për vjedhje, drogë dhe mashtrim, pesë të arrestuar në Tiranë

Aktualitet

Në kërkim për vjedhje, drogë dhe mashtrim, pesë të

Pesë persona të shpallur në kërkim për disa vepra penale janë vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin S. Gj., 26 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 22 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin R. R., 38 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT