Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra (EMRAT)

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga

Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të vrasjes.

Niko Sina njihet edhe me emrin Fasli, 49 vjeç. Ndërsa Afrim Sina njihet edhe me emrin Andon, 52 vjeç.

Ata u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin në Dibër me identitet të rremë.

Ata janë dënuar në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Ata akuzohen se në 22 shtator 1999, kanë vrarë një shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar me iniciale F.S, në Komunën Griciniano d’Aversa për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Interpol Tirana

Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti. Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë. Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit: Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç; Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër. Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

ME TE LEXUARAT