Ndihmonte emigrantët të largoheshin në mënyrë të paligjshëm nga vendi, ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Ndihmonte emigrantët të largoheshin në mënyrë të

Një shtetas shqiptar i dënuar me 6 vite burgim është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale mes Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi i shtetasit Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ndreka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas hetimeve, më datë 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, u kapën në një automjet 15 shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme. Nga verifikimet rezultoi se Sokol Ndreka ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këtë aktivitet kriminal.

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes strukturave të Interpolit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar më pas ekstradimi drejt vendit tonë për vuajtjen e dënimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion