Moti i kthjellët deri në mesditë, çfarë pritet në pjesën e dytë të ditës?

Aktualitet

Moti i kthjellët deri në mesditë, çfarë pritet

Shqipëria

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle
vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në
zona të izoluara të Juglindjes.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe  në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verio dhe Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.

Kosova

Rritja e vlerave Barike, në republikën e Kosovës do të dikojë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; moti të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë
rritje të tyre duke ngjitur termometrin deri në 28 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që mot i kthjellët të jetë dominant në të gjithë vendin, ndërsa orët e
pasdites do të sjellin vranësira dhe shira në të gjithe Republikën e Maqedonisë.

Më të dukshme shirat do të jenë në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë. Po ashtu, edhe në territorin e Maqedonisë do të ketë rritje të lehtë të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 29°C.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Lindore, gadishulli Skandinav si edhe zona e Alpeve të Europës.

Po ashtu, rrebeshe të izoluara shiu do të këtë pjesërisht në Rajonin e Ballkanit. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku vlera më të larta priten në brigjet Spanjolle deri në 40 gradë C.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion