Moti i keq/ Probleme në Qarkun e Lezhës, dëmtohet argjinatura e kënetës në Tale. Rrezikohet përmbytja e disa banesave

Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Qarkun e Lezhës, dëmtohet argjinatura e

Qarku i Lezhës ka kaluar sërish një natë të vështirë si pasoje e motit te keq me reshje te dendura shiu.

Në zonën e Tales, rritja e nivelit të ujit të lagunës shkaktoi dëmtim të argjinaturës, duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Gjatë gjithë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme.

Ndërkohë, situata ka qenë problematike edhe në Mirditë, ku aksi rrugor Rrëshen–Bukmir ka pësuar shembje në disa pika, duke rrezikuar bllokimin e qarkullimit. Punëtorët dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaruan se ky segment rrugor ka pasur prej kohësh problematika të shumta, të cilat janë përkeqësuar pas reshjeve intensive.

Rruga Rrëshen–Bukmir është një arterie e rëndësishme, pasi i shërben qindra banorëve dhe lidh fshatrat e Njësisë Administrative Kaçinar me qendrën urbane.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion