Moti i keq/ Ndalohet qarkullimi në segmentin Bogë-Qafë Thore-Theth, shkak rreziku nga ortekët e borës

Aktualitet

Moti i keq/ Ndalohet qarkullimi në segmentin Bogë-Qafë

Pas përmbytjeve vendi po përballet edhe me bllokimin e akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës. 

Njoftohet se segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës.

Sipas autoriteteve rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Në këtë mënyrë ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes.

Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore/Ballkan 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion